Über uns | Support ORA! | Nutzungsbedingungen | Kontakt / Impressum | Werben Sie auf ORA!
logo


Ashpërsohet ligji për të huaj në Zvicër
Geschrieben von: Faton Topalli   
Dienstag, den 22. Juni 2010 um 11:26 Uhr

Edhe shqiptarët kërcënohen për t’u dëbuar nga Zvicra

Partia popullore e Zvicrës (SVP) me të ashtuquajturën “Ausschaffungësinitiative” (inciativë për dëbim) ka mbledhur nënshkrimet e duhura për një referendum i cili synon për të dëbuar nga Zvicra të gjithë ata të huaj  të cilët kanë rënë, çoftë edhe për vepra të lehta penale,  në kundërshtim me ligjin, pavarësisht nga statusi që ata gëzojnë. Ligji nuk vlen për qytetarët e Bashkësisë Evropiane.  Kundërshtarët, mbi 60 organizata, shoqata  dhe parti politike organizojnë me 26. Qershor një demonstrate në Bern. Pritet  pjesëmarrje masovike edhe e shqiptarëve.

 


Diskriminimi që sanksionohen me ligj

Mbjellja e urrejtjes ndaj të huajve dhe diskriminimi i pakicave etnike dhe shoqërore në Zvicër, tashmë ka kaluar nivelet e bisedave në klube, kafene dhe tubime të ekstremistëve nacionalistë duke e kthyer urrejtjen diskriminimin, padrejtësinë dhe pabarazinë në tabanin legal dhe institucional deri në nivelin e parlamentit dhe të ligjit zvicerian. Në këtë drejtim, pas një varg iniciativash, ndryshimesh dhe ashpërsimesh të ligjeve për të huaj, shkon edhe iniciativa e fundit e SVP-së për dëbimin e shtetasve të huaj nga Zvicra, të cilët kanë rënë në kundërshtim me ligjin.



Shoqëri dy klasëshe

Propozimi i ri për ndryshimet ligjore për të huajt,  i iniciuar nga SVP-ja, për aprovimin e të cilit do të vendoset me referendum, ka për qëllim që t’i largoj nga Zvicra qytetarët e huaj të cilët kanë rënë në një formë apo një tjetër në kundërshtim me ligjin. Në qoftëse një i ri shqiptar me vizë qëndrimi C ka rënë në kundërshtim me ligjin në kohën e pubertetit, mund të largohet nga Zvicra, së bashku me familjen e tij, pavarësisht se anëtarët tjerë të familjes nuk kanë bërë asnjë vepër penale. Nga Zvicra mund të dëbohen edhe qytetarët që kanë bërë vepra penale në komunikacion, që kanë keqpërdoruar sigurimet sociale, apo që kanë përdorur dhunë dhe që janë dënuar me një vit burg. Ky ligj nuk vlen për qytetarët e Bashkësisë Evropiane. Trajtimi i ndryshëm i qytetarëve për të njëjtat veprat penale, jo vetëm që është diskriminues, por përmban në vetvete edhe elemente të racizmit që nuk mund të paramendohen për një shoqëri demokratike si Zvicra.



Ligji godet edhe shqiptarët

Qytetarët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, në debatin propagandistik për iniciativën e SVP-së janë përdorur si shembull për të argumentuar nevojën e ndryshimeve ligjore. Në fakt këta janë edhe pjesa që do të goditen më së shumti nëse kjo iniciativë fiton me referendum. Komuniteti shqiptar në Zvicër, duke qenë totalishtë i pa mbrojtur, është (keq)përdorur në dy dekadat e fundit sistematikisht për të bërë ndryshime ligjore, të cila kanë goditur jo vetëm shqiptarët, por përgjithësisht te huajt në Zvicër. Mobingu politik dhe medial ndaj shqiptarëve të Kosovës në Zvicër nga njëra anë ka hedhur për toke imazhin e shqiptarëve në Zvicër, ndërsa nga ana tjetër ka ndikuar në diskrimin dhe keqtrajtimin praktik të tyre në jetën e përditshme në Zvicër. Shqiptarët nuk duhet të durojnë pafundësisht të keqpërdoren për qëllime politike.



Shqiptarët kanë qëndrim pozitiv ndaj Zvicrës

Në kundërshtim me opinionin dhe disponimin e krijuar antishqiptar në Zvicër, shqiptarët kanë një qëndrim krejt të kundërt ndaj Zvicrës dhe shoqërisë shumicë në këtë vend. Zvicra vazhdon të konsiderohet për shumicën e shqiptarëve në këtë vend si atdhe i dytë i tyre. Për 40 vite me radhë shqiptaret dhe shqiptaret kanë kontribuar në ndërtimin dhe zhvillimin e këtij vendi, duke lënë këtu shëndetin, rininë dhe duke anashkaluar familjet e tyre. Ata edhe mëtutje do të jenë qytetar të devotshëm te këtij vendi, do të punojnë në ndërtimin dhe zhvillimin e tij, t’i pranojnë dhe zhvillojnë me tutje vlerat dhe normat e këtij vendi! Ate që shqiptarët s’duhet ta pranojnë më, është diskriminimi, mobingu kolektiv dhe trajtimi si qytetar të rendit të dytë.


Demonstratë kundër diskriminimit

Në Bernë, shqiptarët, krahas kundërshtareve të tjerë të iniciativës, duhet të dalin në demonstratë dhe t’i shprehin publikisht këto qëndrime!  Osman Osmani, Sekretar për Migracion i Sindiatës UNIA dhe Hilmi Gashi, bashkëdrejtues i shoqatës”Pa ne s’bën” të dy të angazhuar në organizimin e demonstratës, ftojnë shoqatat  dhe qytetaret shqiptar në Zvicër  të marrin pjesë denjësisht në këtë demonstratë.  Pjesëmarrjen në këtë demonstratë e kanë paralajmëruar edhe disa shoqata  shqiptare, mes tyre edhe Bashkësia Shqiptare në Schaffhausen dhe  Pro Integra, përfaqësuesi i së cilës do ta merr fjalën në demonstratë.


Në kornizë:

Demonstrata në Bernë zhvillohet  të shtunën, me 26. Qershor dhe fillon në orën 14:30 në Weisenhausplatz, afër stacionit të treni . Shqiptarët ftohen të marrin pjesë me flamuj kombëtar dhe shtetëror.

 

 

 

Kommentare 

 
#1 Lady_r 2010-06-22 15:15 Kompliment an die Redaktion. Der Artikel ist super! Genau so ist die momentane Situation für uns Albaner in der Schweiz.

Jedoch muss ich sagen : Sich zu integrieren ist nicht schwer, man muss es nur richtig wollen!!..und einige Landsleute sind nicht gerade unschuldig, daher auch unser schlechter Ruf...

Mit dieser Initiative kann aber die Kriminalität nicht bekämpft werden. Es sollten keine Sonderrechte gelten, sondern die gleichen Gesetzte und Pflichten wie für alle Bürger.
Ausländer sind Teil der Schweizer Gesellschaft und das mit oder ohne Schwiizerpass!

See you in BERN!
Zitieren
 

Kommentar schreiben

Ora-Online ist nicht dazu verpflichtet, Ihre Kommentare zu veröffentlichen. Insbesondere rassistische, beleidigende oder sonstige abstössige Kommentare werden nicht veröffentlicht. Ora-Online übernimmt keinerlei Verwantwortung für den Inhalt der Kommentare.
Als registrierter Benutzer ist die Länge Ihres Kommentares nicht mehr eingeschränkt.
Über nachfolgenden Link, können Sie sich anmelden:

Registrieren

Bild
Albanien - Mit offenen Augen durch die Welt!
Albanien - Mit offenen Augen durch die Welt! Der komplette Reisebegleiter für Individualisten...
Weiterlesen...
Bild
KOSOVO - eine Fotoreise
Von Susanne Dell - Dieses Buch stellt Kosovo als Reiseland vor - allen Vorurteilen zum Trotz....
Weiterlesen...
News image

Albanien: Platz 1 im Urlaubs-Check

Albanien gewann mit Saranda - der kleinen aber feinen Stadt am Strand mit kristallklarem Wasser - den ersten Platz im Urlaubs-Check der zwei deutschen U... mehr...

Banner
Banner
Banner
Banner
Banner

Neuste Kommentare

Copyright © 2010 by ora-online.ch.